Çfarë bën FiskPro

Gjithçka për të drejtuar dyqanin dhe për të shitur ligjërisht.

Arka, fiskalizimi dhe librat në një aplikacion, me një pagesë në vit. Ja çfarë përfshin secila.

Arka (POS)

Softuer i plotë arke, jo shtojcë.

  • Menyja jote, si të duashKategori, çmime, norma TVSH-je. Arkëto me një prekje.
  • Tavolinat dhe llogaritë e hapura (FiskPro Cafe)Harta e lokalit, bashko tavolina, ndaje llogarinë.
  • Porositë, drejt në kuzhinë (FiskPro Cafe)Një prekje te Dërgo, printohet vetëm shtesa e re.
  • Stoku, marzha dhe skaner barkodiZbritet vetë, sinjal kur mbaron. Shit me bip nga skaneri USB.
  • Ekipi yt, me roleArkëtarë e menaxherë pa limit, çdo veprim te operatori.
  • Ndërrimet dhe arka e paraveSirtari hapet vetë në pagesë me para. Hap ndërrimin, regjistro hyrje-daljet, mbyll me numërim.
  • Zbritje, kombo dhe oferta me orarPër artikull a kupon, happy hour që ndizet vetë.

Fiskalizimi

Pa arkë fiskale, dhe punon edhe offline.

  • Raportim në çastÇdo kupon shkon te ATK kur lëshohet. Pa mbyllje ditore.
  • Punon pa internetShet normalisht, kuponët dërgohen vetë kur kthehet lidhja.
  • E-kuponi me QRKlienti skanon dhe konfirmon te regjistri zyrtar.
  • Raporti ditor, kur të duashRaporti Z printohet kurdo si dokument lokal.
  • Multi-POS dhe multi-degëDisa arka nga një llogari, pa blerë arkë fiskale për çdo pikë.
  • Gati në minuta, vetëShkarko, regjistro me ATK, shit po atë ditë.

Librat

Gati vetvetiu. Kontabilisti i sheh vetë.

  • Libri i shitjes dhe i blerjesGati për deklarim, çdo muaj. Blerjet i shënon ti, ose kontabilisti yt.
  • Ditari i arkësPazari ditor me para dhe blerjet me kesh, gati për kontabilistin.
  • Kontabilisti i merr vetëKontabilisti yt i merr librat automatikisht. S'ke çka t'i dërgosh.
  • Shitjet e tua, drejtpërdrejtQarkullimi i sotëm, sipas orës, produktit dhe operatorit.
  • Të dhënat, të mbrojturaTë enkriptuara në pajisjen tënde, kopje rezervë vetë.
Pse jo arka fiskale?

Ligji po shkon drejt softuerit fiskal; kutitë ekzistuese punojnë deri në periudhën kalimtare që cakton Ministria e Financave. Deri atëherë, kutia të mban peng të operatorit të saj: vetëm tekniku i tij mund ta instalojë e ta riparojë, dhe modeli duhet ri-certifikuar çdo 4 vjet, ndryshe del jashtë përdorimit. FiskPro është softuer fiskal: pa kuti, pa teknik, në kompjuterin që ke.

Moslëshimi i kuponit gjobitet me €150–2.000; mungesa e sistemit fiskal, me €250–3.000 (Ligji 08/L-257, nenet 101 dhe 106).

Arkë fiskaleFiskPro
Kosto fillestare€400–800 për arkë (kutia + instalimi)Kompjuteri që ke + printer termik ~€30–80
Arka e dytëEdhe një kuti + instalim: €400–800+€90 në vit (FiskPro Cafe €120)
Mirëmbajtja në vit€100 për arkë€0 (e përfshirë)
Çfarë merrVetëm kuponin fiskal. Softueri i arkës (POS) paguhet veç.Arkë e plotë e përfshirë: menyja, stoku, ekipi, plus tavolinat e kuzhina me FiskPro Cafe
RaportetShirit letre te kutiaLive në telefon, kudo që je
VendosjaVetëm tekniku i operatorit, deri 15 ditëVetë · në minuta
Pyetje të shpeshta

Të dhënat dhe kontrolli i ATK-së.

Të dhënat fiskale ruhen në pajisjen tënde dhe raportohen te ATK. Historiku dhe raportet janë gjithmonë të lexueshme dhe të eksportueshme, edhe nëse ndalon pajtimin.

Gati për të lënë kutinë?

Regjistrohu, aktivizohu me transfer bankar dhe fillo të shesësh ligjërisht. Me garanci kthimi brenda 14 ditësh.

Fillo
Na shkruaj