Si funksionon

Nga shkarkimi te një arkë që punon, brenda pak minutash.

Softuer fiskal që e instalon vetë, në kompjuterin që ke. Ja saktësisht çfarë të duhet, si bëhet dhe përgjigjja për çdo pyetje që ke.

FilloShiko çmimetI certifikuar nga ATKNr. i SEF 727172570835
Arka FiskPro në kompjuter: produktet majtas, kuponi djathtasArka FiskPro në kompjuter: produktet majtas, kuponi djathtas
Para se të fillosh

Katër gjëra. Asgjë e veçantë.

E ke tashmë

Pajisja jote

Një kompjuter me Windows ose Mac, ai që e ke tashmë. iPhone dhe Android më vonë.

Nga ATK

Tri të dhënat e arkës

Arka t'i kërkon me këta emra: Kodi Unik për Fiskalizim (nga ATK, te EDI → Fiskalizimi → Kërkesë për Fiskalizim), ID e arkës (p.sh. 1; çdo arkë ka ID-në e vet) dhe Numri i njësisë (numri që ARBK ia jep njësisë ku shet). Ne të tregojmë ku, brenda aplikacionit.

I ke

Të dhënat e biznesit

NUI-ja (numri i biznesit nga ARBK, 9 shifra), numri i TVSH-së nëse je i regjistruar, dhe adresa e njësisë.

~€30–80

Një printer termik

Një printer termik standard 58/80mm, me USB ose rrjet. Çfarëdo, jo një kuti pronësore. Për shitjet në dyqan kuponi shtypet, siç e kërkon ligji.

Rrjedha e plotë

Nga regjistrimi te shitja e parë, hap pas hapi.

01Fillimi
01

Krijo llogarinë

Email, fjalëkalim dhe emri i biznesit. Në çast, pa asgjë për të instaluar ende.

02

Shto të dhënat e biznesit

NUI-ja (9 shifra, nga ARBK), numri i TVSH-së dhe adresa. Këto shkojnë edhe në faturë.

03

Zgjidh planin

Zgjidh sa arka të duhen dhe ne të dërgojmë faturën proforma në email, me referencën e pagesës.

04

Paguaj dhe aktivizohu

Paguan me transfer bankar. Sapo e marrim pagesën, llogaria aktivizohet për një vit të plotë.

02Vendosja (një herë)
05

Shkarko dhe instalo aplikacionin

Nga faqja jonë, për Windows ose Mac. Instalohet për pak minuta.

06

Kyçu me email-in tënd

Të njëjtat kredenciale që regjistrove në faqe. Llogaria jote e aktivizuar ta hap aplikacionin.

07

Regjistro arkën me ATK

Shkruaj Kodin Unik për Fiskalizim, ID-në e arkës dhe Numrin e njësisë, dhe arka e merr certifikatën vetë, brenda aplikacionit.

08

Lidh printerin

Printer termik me USB ose rrjet (LAN apo WiFi). Udhëzuesi brenda aplikacionit të çon hap pas hapi.

09

Shto produktet

Emri, çmimi, TVSH-ja dhe kategoria, me një prekje. Grupoji si të duash.

03Puna e përditshme
10

Shit, printohet vetvetiu

Prek produktet dhe arkëto. Kuponi fiskalizohet, raportohet te ATK dhe printohet automatikisht.

11

Shiko raportet

Qarkullimi, TVSH-ja dhe raporti ditor Z, kurdo që të duash dhe gati për kontabilistin.

12

Shitjet nga kudo

Paneli online pasqyron arkat e tua, me qarkullimin, shitjet sipas orës dhe produktet më të shitura, nga telefoni yt kur je në shtëpi.

13

Për lokalet: tavolina e kuzhina (FiskPro Cafe)

Restorant a kafiteri? Hap llogari nëpër tavolina në hartën e lokalit, dërgo porositë në kuzhinë me një prekje dhe ndaje llogarinë sipas mysafirëve.

14

Ndiq stokun (opsionale)

Gjendja, sinjal kur një artikull po mbaron dhe marzha për çdo produkt, brenda arkës.

Punon edhe pa internet. Kuponët dërgohen vetë sapo kthehet lidhja, kështu që shitja s'ndalon kurrë.

Printeri, ndershëm

Të duhet një printer termik. Por jo një kuti.

Për shitjet në dyqan kuponi shtypet, kështu e kërkon ligji. Dallimi qëndron te pronësia. Arka fiskale të detyron printerin e vet të shtrenjtë, të ngjitur me pajisjen. FiskPro punon me çdo printer termik standard që e blen kudo për rreth €30 deri €80. Nëse prishet, e ndërron me një tjetër të lirë, pa ri-certifikim dhe pa varësi nga një shitës.

  • Printer termik me rrjet, WiFi ose LAN, që gjendet vetë me një prekje.
  • Ose një printer termik me USB, që futet dhe punon.
  • Sirtari i parave lidhet te printeri dhe hapet vetë në çdo shitje a kthim me para, kurrë në kopje kuponi.
  • E-kuponi, një QR në telefonin e klientit, për shitjet online ose kur klienti jep pëlqimin, aty ku ligji e lejon.
Pse më e qetë se një kuti

Çdo shqetësim, i zgjidhur.

“Po sikur të bjerë interneti?”
Vazhdon të shesësh edhe pa internet. Kuponët dërgohen vetë sapo kthehet lidhja.
“Po sikur të prishet?”
Punon në pajisjen që ke. S'ka kuti pronësore që prishet dhe s'ka teknik për të pritur. Çdo shitje është raportuar tashmë te ATK, me kopje rezervë automatike në pajisje.
“A jam në rregull me ligjin?”
I certifikuar nga ATK dhe në regjistrin zyrtar. Çdo kupon raportohet vetë, kështu që je në rregull pa e çuar mendjen fare.
“S'jam i teknologjisë…”
Nëse di të përdorësh telefonin, di ta përdorësh këtë. Shitjen e bën me një prekje, jo me shkrim. E kur të ngec diku, na ke pranë: na shkruaj në WhatsApp ose na telefono (08:00–20:00).
“Kam dy dyqane, tri arka.”
Shto arka dhe degë nga e njëjta llogari. Secila raporton vetë te ATK, pa blerë arkë fiskale për secilën.
“Raportet dhe kontabilisti janë sherr.”
Raporti ditor kur të duash, dhe kontabilisti yt i merr librat automatikisht. S'ke çka t'i dërgosh.
Provoje pa rrezik

Nëse brenda 14 ditëve s'të bind, t'i kthejmë paratë.

E përdor në biznesin tënd të vërtetë, dhe nëse nuk të bind, ta kthejmë të gjithë tarifën brenda 14 ditësh. Ke ndonjë pyetje para se të nisësh? Na telefono a na shkruaj në WhatsApp, ose na kërko një demo të shpejtë. Jemi këtu për ty.

Garanci: kthim i plotë i tarifës brenda 14 ditësh.

Na shkruaj