← Udhëzues

Çfarë më duhet për fiskalizim? Lista e plotë

Për fiskalizim me FiskPro të duhen një kompjuter me Windows ose Mac, një printer termik dhe internet, NUI-ja e biznesit dhe tri të dhënat nga ATK: Kodi Unik për Fiskalizim, ID e arkës dhe Numri i njësisë. Nëse qarkullimi yt brenda vitit kalendarik kalon €30.000, biznesi duhet të regjistrohet edhe në TVSH.

Ekipi i FiskPro · Përditësuar më 16.10.2026

Pajisjet

Kompjuteri
Laptop ose desktop me Windows 10 ose 11, ose Mac me macOS 12 e më të ri. Ai që e ke tashmë.
Printeri termik
Një printer kuponësh 58 ose 80 mm, me USB ose rrjet. Për shitjet me para të gatshme kuponi duhet të printohet në letër.
Letra
Rrotulla letre termike me gjerësinë e printerit.
Interneti
Për regjistrimin e arkës dhe për dërgimin e kuponëve te ATK. Kur bie interneti, vazhdon të shesësh: kuponët dërgohen vetë kur kthehet lidhja.
Sirtari i parave
Nuk është i detyrueshëm. Nëse e do, kablli i tij futet te printeri, në portën DK.

Udhëzimi Administrativ (MF) Nr. 01/2026, neni 39.

Printerët bazë 80 mm kushtojnë rreth €30–80; markat e njohura kushtojnë dukshëm më shumë.

Tani për Windows dhe Mac. iPhone dhe Android më vonë.

Më shumë: Printeri termik për kuponin fiskal, Arka pa internet: si funksionon fiskalizimi offline

Të dhënat e biznesit

NUI-ja
Numri i biznesit nga ARBK, saktësisht 9 shifra. E shkruan te të dhënat e biznesit në fiskpro.com, dhe arka e merr nga llogaria.
Adresa
Adresa e njësisë ku shet. Shkon edhe në faturë.
Numri i TVSH-së
Vetëm nëse biznesi është i regjistruar në TVSH.
Qasja në EDI
Qasja jote në EDI të ATK-së, ose kontabilisti që ta mban EDI-n. Aty merret Kodi Unik për Fiskalizim.

Regjistrimi i biznesit dhe NUI-ja: faqja zyrtare e ARBK-së.

Tri të dhënat e arkës, nga ATK

Kodi Unik për Fiskalizim
Në EDI: Fiskalizimi, Kërkesë për Fiskalizim. Vetëm shifra. Nëse e ke marrë më parë, EDI ta shfaq aty.
ID e arkës
Numri i arkës, p.sh. 1. Çdo arkë ka ID-në e vet, dhe një ID regjistrohet te ATK vetëm një herë.
Numri i njësisë
Numri që ARBK ia jep njësisë ku shet, p.sh. 5130484. Shtypet edhe në kupon.

Kërkoje Kodin Unik me kohë, para ditës kur do të fillosh të shesësh.

ATK, njoftimi për versionin e ri të EDI-t, 09.07.2026.

Më shumë: Si merret Kodi Unik për Fiskalizim në EDI

TVSH-ja: a duhet të regjistrohesh?

Po, nëse ushtron aktivitet ekonomik në mënyrë të pavarur dhe qarkullimi yt brenda vitit kalendarik kalon €30.000. Atëherë biznesi duhet të regjistrohet në TVSH.

ATK, komunikatë për media, 30.09.2026.

Në TVSH
Numri i TVSH-së shkon te Profili i biznesit, dhe çdo produkt merr normën e vet: E (18%), D (8%), A (e përjashtuar) ose C (0%). Normat i vendos kontabilisti yt.
Pa TVSH
Çaktivizon “I regjistruar në TVSH”. Çdo artikull shitet me normën C (0%) dhe kuponi nuk shtyp rreshta TVSH-je.

Nëse s'je i sigurt ku je, pyete kontabilistin para se të vendosësh produktet.

Më shumë: Biznes pa TVSH: si duket kuponi fiskal

Llogaria dhe pagesa

  1. 01Krijo llogarinë në fiskpro.com me email-in tënd.
  2. 02Zgjidh planin dhe sa arka të duhen. Fatura proforma të vjen në email.
  3. 03Paguaje me transfer bankar. Arka regjistrohet pasi të arrijë pagesa: llogarinë e aktivizojmë brenda 1 dite pune.
  4. 04Shkarko FiskPro, identifikohu me të njëjtën llogari dhe shkruaj tri të dhënat e arkës.
FiskPro Counter
Dyqane, markete, furra, barnatore dhe shërbime. €180 në vit (€15 në muaj).
FiskPro Cafe
Kafene dhe restorante, me tavolina. €240 në vit (€20 në muaj).

100 bizneset e para: 2 muaj falas çdo vit, përgjithmonë. Për një arkë: €150 në vit (€12,50 në muaj) me FiskPro Counter, €200 (€16,67 në muaj) me FiskPro Cafe.

Produktet

Lista e produkteve ose shërbimeve me çmimet (me TVSH të përfshirë, nëse je në TVSH). I shton një nga një në arkë, ose të gjitha njëherësh: Menaxho, skeda CSV, “Importo CSV…”. Shablloni shkarkohet po aty.

Më shumë: Arka për dyqane, markete dhe furra, Arka për parukeri, sallone dhe shërbime, Arka për kafene dhe restorante

Çka nuk të duhet

  • Arkë fiskale.
  • Teknik ose instalim në lokal.
  • Kompjuter i ri, nëse ai që ke e plotëson sistemin më lart.

Pyetje të shpeshta

A më duhet printer nëse klientët paguajnë vetëm me kartë?
Për pagesat pa para të gatshme kuponi mund të dërgohet edhe elektronikisht, nëse klienti pajtohet. Sapo dikush paguan me para të gatshme, kuponi duhet të printohet.
Sa arka më duhen?
Një për çdo kompjuter që lëshon kuponë: arka regjistrohet te ATK për atë pajisje. Çdo arkë shtesë kushton €90 në vit te Counter dhe €120 te Cafe.
Po nëse nuk më pëlqen?
Ke garanci kthimi 14 ditë: ta kthejmë të gjithë tarifën.

Pyetje?

Na shkruaj në WhatsApp +383 48 600 332 ose te support@fiskpro.com.

Fillo
Na shkruaj