← Udhëzues

Numri i njësisë: ku e gjen, dhe çka shkruan kur s'ke njësi

Numrin e njësisë e gjen në ARBK: kërko biznesin me NUI-n, hape dhe shiko seksionin “Njësitë”, kolona “Numri i Njësisë”. Nëse biznesi s'ka asnjë njësi, te Numri i njësisë në FiskPro shkruaj NUI-n e biznesit.

Ekipi i FiskPro · Përditësuar më 20.10.2026

Ku e gjen në ARBK

  1. 01Hap kërkimin e bizneseve në faqen e ARBK-së, “Kërkimi i Biznesit”.
  2. 02Te fusha “NUI” shkruaj NUI-n e biznesit dhe shtyp “KËRKO”.
  3. 03Hape biznesin tënd nga lista.
  4. 04Te seksioni “Njësitë”, kolona “Numri i Njësisë” ka numrin e çdo njësie. Kolona “Vendi” tregon ku është.
  5. 05Merr numrin e njësisë ku e ke arkën dhe shkruaje te “Numri i njësisë” në FiskPro.

Kërkimi i biznesit: faqja zyrtare e ARBK-së.

“Njësitë 0” nuk është numër njësie

Në listën e rezultateve, kolona “Njësitë” tregon sa njësi ka biznesi, jo numrin e njësisë. 0 do të thotë që biznesi s'ka asnjë njësi të regjistruar.

ATK nuk e pranon 0 si Numër të njësisë: arka nuk regjistrohet me të.

Kur biznesi s'ka njësi

Nëse faqja e biznesit në ARBK s'ka seksion “Njësitë”, ose lista tregon 0, biznesi s'ka njësi. Atëherë te Numri i njësisë shkruaj NUI-n e biznesit, 9 shifrat. Kështu na udhëzoi ATK për bizneset pa njësi.

Kontrolloje numrin para se të shtypësh “Në rregull”: pas aktivizimit, Numri i njësisë i arkës nuk ndryshohet.

Ku shfaqet në kupon

Numri i njësisë shtypet lart në çdo kupon, dhe është pjesa e parë e numrit identifikues të SEF-it në fund të kuponit: Numri i njësisë, NUI-ja dhe arka, p.sh. 5130484-812345678-11.

ATK, Kërkesat Specifike Teknike dhe Funksionale, të dhënat e kuponit fiskal.

Pyetje të shpeshta

Shkrova 0 dhe del “The Branch ID is required”
ATK e refuzon 0, dhe asgjë nuk u regjistrua. Shkruaj numrin nga ARBK, ose NUI-n nëse biznesi s'ka njësi, dhe provo sërish.
Biznesi ka disa lokale
Çdo arkë merr numrin e njësisë ku qëndron, nga e njëjta tabelë “Njësitë”. Arkat në të njëjtin lokal kanë të njëjtin Numër të njësisë dhe ID të ndryshme arke.
S'e gjej biznesin në ARBK
Kërko me NUI-n, jo me emrin. Nëse prapë s'del, na shkruaj dhe e gjejmë bashkë.

Pyetje?

Na shkruaj në WhatsApp +383 48 600 332 ose te support@fiskpro.com.

Fillo
Na shkruaj