← Udhëzues

Si merret Kodi Unik për Fiskalizim në EDI

Kodin Unik për Fiskalizim e merr në EDI të ATK-së: hyr në EDI, hap Fiskalizimi dhe zgjidh Kërkesë për Fiskalizim. Ky kod, bashkë me ID-në e arkës dhe Numrin e njësisë, janë tri të dhënat që i shkruan në FiskPro kur e regjistron arkën.

Ekipi i FiskPro · Përditësuar më 16.10.2026

Çka është Kodi Unik për Fiskalizim

Është kodi që ATK ia jep biznesit për fiskalizim me softuer. Pa të nuk mund të përdorësh softuer fiskal: me të, arka jote regjistrohet te ATK dhe merr certifikatën e vet digjitale, me të cilën ATK e njeh nënshkrimin e çdo kuponi.

Kërkesa është për bizneset që fillojnë me softuer fiskal dhe për ato që kalojnë nga arka fiskale te softueri.

Njoftimi i ATK-së për tatimpaguesit, 09.07.2026: Publikohet versioni i ri i Sistemit Elektronik EDI.

Hapat në EDI

  1. 01Hyr në EDI të ATK-së me qasjen e biznesit tënd.
  2. 02Hap menynë “Fiskalizimi” dhe zgjidh “Kërkesë për Fiskalizim”.
  3. 03Nëse biznesi e ka tashmë kodin, ATK e shfaq aty. Nëse jo, plotëso kërkesën dhe dërgoje.
  4. 04Kur ATK ta lëshojë, kopjo Kodin Unik për Fiskalizim. Janë vetëm shifra.

Nëse EDI-n e biznesit ta mban kontabilisti, kodin e merr ai. Sa zgjat përgjigjja varet nga ATK, prandaj bëje kërkesën me kohë, para ditës kur do të fillosh.

Tri të dhënat e arkës

Kodi Unik për Fiskalizim
Vetëm shifra, nga EDI: Fiskalizimi, Kërkesë për Fiskalizim.
ID e arkës
Numri i arkës, p.sh. 1. Çdo arkë ka ID-në e vet, dhe një ID regjistrohet te ATK vetëm një herë.
Numri i njësisë
Numri që ARBK ia jep njësisë ku shet, p.sh. 5130484. Shtypet edhe në kupon.

Nëse s'i gjen ID-në e arkës ose Numrin e njësisë, na shkruaj dhe i gjejmë bashkë.

Ku i shkruan në FiskPro

  1. 01Hap FiskPro dhe kyçu me llogarinë tënde. Te “Konfiguro këtë arkë (POS)”, NUI i biznesit plotësohet vetë.
  2. 02Shkruaj Kodin Unik për Fiskalizim, ID-në e arkës dhe Numrin e njësisë, dhe shtyp “Regjistrohu në ATK”.
  3. 03Kontrollo biznesin që shfaq ATK (emri, NUI, njësia, arka) dhe “Mjedisi: REAL”, pastaj shtyp “Në rregull”. Këto nuk ndryshohen pas aktivizimit.
  4. 04Arka e merr certifikatën vetë, brenda aplikacionit, dhe je gati për shitjen e parë.

Kur diçka nuk shkon

ATK e refuzon kodin
Kopjoje kodin sërish nga EDI, vetëm shifrat, pa hapësira, dhe kontrollo që NUI-ja është e biznesit që e bëri kërkesën. Kur ATK e refuzon, asgjë nuk regjistrohet, prandaj mund të provosh sërish.
Ekrani tregon biznes tjetër, ose “Mjedisi: TEST”
Shtyp “Anulo”: asgjë nuk aktivizohet. Kontrollo NUI-në dhe kodin nga EDI, pastaj provo sërish. Nëse e ke shtypur tashmë “Në rregull”, mos bëj asgjë tjetër dhe na shkruaj.
“Kjo ID e arkës është tashmë e regjistruar në ATK”
Ajo ID është përdorur një herë dhe ATK nuk e pranon dy herë. Shkruaj numrin tjetër, p.sh. 2, dhe provo sërish.
“Nuk u arrit ATK”
Hap fiskpro.com në shfletues që të shohësh nëse interneti punon, pastaj provo sërish. Nëse vazhdon, na shkruaj dhe e shohim bashkë në telefon.

Pyetje?

Na shkruaj në WhatsApp +383 48 600 332 ose te support@fiskpro.com.

Shiko çmimet
Na shkruaj