← Udhëzues

Ndërrimi nga arka fiskale

Me FiskPro, kuponi fiskal lëshohet nga kompjuteri yt (Windows ose Mac) me një printer termik standard, pa arkë fiskale. Nuk ke më teknik apo kontratë mirëmbajtjeje: arka, fiskalizimi dhe librat janë një pagesë në vit.

A duhet ta ndërroj arkën fiskale tani?

Jo domosdoshmërisht. Ligji po shkon drejt softuerit fiskal, por data e kalimit për arkat fiskale ekzistuese caktohet me vendim të Ministrit të Financave. Deri atëherë, arka jote fiskale mund të vazhdojë të punojë.

Udhëzimi Administrativ (MF) Nr. 01/2026, neni 50.

Kur ia vlen të ndërrosh

  • Kur të skadon mirëmbajtja e arkës fiskale dhe duhet ta rinovosh.
  • Kur prishet arka fiskale ose printeri i saj.
  • Kur hap një pikë të re ose shton një arkë.
  • Kur ndërron programin e arkës.

Çka ndryshon

Kuponi
Lëshohet në kompjuterin tënd, jo në arkën fiskale.
Printeri
Çdo printer termik standard 58 ose 80 mm, me USB ose rrjet (rreth €30–80).
Instalimi
E bën vetë, ose bashkë me ne në telefon. Pa teknik.
Mirëmbajtja
€0, e përfshirë.
Programi i arkës
I përfshirë: produktet, stoku, ekipi dhe raportet. Me FiskPro Cafe edhe tavolinat dhe kuzhina.
Raportet
Në kompjuter, dhe në telefon përmes panelit online, kurdo.
Librat
Libri i shitjes, libri i blerjes dhe ditari i arkës, gati vetë. Kontabilisti yt i merr librat automatikisht.

Çka mbetet njësoj

  • Klienti merr kupon fiskal me kod QR.
  • Çdo shitje shkon te ATK.
  • Detyrimet e tua tatimore mbeten të tuat. FiskPro bën punën teknike të kuponit.

Sa kushton, një arkë

Me arkën fiskale që e ke tashmëRreth €200–300 në vit (mirëmbajtja €100, programi i arkës €100–200)
Me një arkë fiskale të re, viti i parë€600–1.100 (pajisja €200–500, instalimi €200–300, mirëmbajtja €100, programi i arkës €100–200)
FiskPro Counter€180 në vit (€15 në muaj), gjithçka brenda. Arka shtesë €90 (€7,50 në muaj).
FiskPro Cafe (tavolina dhe kuzhinë)€240 në vit (€20 në muaj), gjithçka brenda. Arka shtesë €120 (€10 në muaj).

100 bizneset e para: 2 muaj falas çdo vit, përgjithmonë. Për një arkë: €150 në vit (€12,50 në muaj) me FiskPro Counter, €200 (€16,67 në muaj) me FiskPro Cafe.

Çmime tregu të raportuara nga kontabilistë dhe biznese, shtator 2026.

Hapat

  1. 01Në EDI të ATK-së, te Fiskalizimi, zgjidh “Kërkesë për Fiskalizim” dhe merr Kodin Unik për Fiskalizim.
  2. 02Regjistrohu në fiskpro.com, zgjidh planin dhe numrin e arkave.
  3. 03Paguaj faturën proforma me transfer bankar. Sapo të arrijë pagesa, llogaria aktivizohet.
  4. 04Shkarko FiskPro për Windows ose Mac dhe kyçu me llogarinë tënde.
  5. 05Regjistro arkën me tri të dhënat: Kodi Unik për Fiskalizim, ID e arkës dhe Numri i njësisë. Arka e merr certifikatën vetë, brenda aplikacionit.
  6. 06Lidh printerin termik (USB ose rrjet) dhe shto produktet.
  7. 07Bëj shitjen e parë dhe kontrollo kuponin e printuar.
  8. 08Për arkën fiskale të vjetër: pyet zyrën tatimore ose kontabilistin tënd për hapat e saktë për ta çregjistruar, dhe shiko kontratën e mirëmbajtjes për afatin e njoftimit.

Pyetje të shpeshta

Po nëse bie interneti?
Vazhdon të shesësh. Kuponët dërgohen vetë sapo kthehet lidhja.
Po nëse prishet kompjuteri?
E instalon FiskPro në një kompjuter tjetër dhe e regjistron arkën sërish, pa teknik. Na shkruaj dhe të ndihmojmë hap pas hapi.
A punon në telefon?
Tani për Windows dhe Mac. iPhone dhe Android më vonë.
Po kontabilisti?
I merr librat automatikisht. S'ke çka t'i dërgosh.
Sa zgjat vendosja?
Pak minuta pasi të aktivizohet llogaria. Nëse do, e bëjmë bashkë në telefon.
Po nëse nuk më pëlqen?
Ke garanci kthimi 14 ditë: ta kthejmë të gjithë tarifën.

Pyetje?

Na shkruaj në WhatsApp +383 48 600 332 ose te support@fiskpro.com.

Shiko çmimet
Na shkruaj