Ndihma

Si të marrësh ndihmë

Shkruaj te support@fiskpro.com. Përgjigjemi brenda një dite pune; për një arkë që nuk lëshon kuponë përgjigjemi të njëjtën ditë.

WhatsApp ose telefon: WhatsApp / +383 48 600 332

Udhëzuesi i përdoruesit

Si ta nisësh arkën, shitja, kthimet, printerët, raportet, blloku tatimor dhe çfarë të bësh kur diçka nuk shkon, në një PDF.

Shkarko udhëzuesin (PDF)

Çfarë të përfshish

  • NUI-në e biznesit dhe ID-në e arkës (te Menaxho → License në arkë).
  • Pajisjen dhe sistemin (p.sh. Windows 11, iPhone, Samsung A16).
  • Çfarë prisje të ndodhte dhe çfarë ndodhi. Një foto e ekranit ndihmon shumë.
  • Nëse ka lidhje me një kupon: numrin e kuponit dhe orën.

Llogaria dhe të dhënat

Llogaria FiskPro krijohet në fiskpro.com, jo në aplikacion. Aplikacioni kërkon identifikim me email dhe fjalëkalim.

Fjalëkalimi rivendoset nga faqja e identifikimit (“Ke harruar fjalëkalimin?”).

Për fshirjen e llogarisë dhe të të dhënave në cloud shkruaj te support@fiskpro.com nga email-i i llogarisë. Regjistrat fiskalë në pajisje i nënshtrohen afatit ligjor të ruajtjes (shih Politikën e Privatësisë).

Kushtet e Përdorimit · Politika e Privatësisë
Shërbimi ofrohet nga Ledgeron SH.P.K., Prishtinë.

Na shkruaj