← Udhëzues

A më duhet arkë fiskale?

Nëse biznesi yt duhet të lëshojë kupon fiskal, ke dy rrugë: një arkë fiskale, ose një Softuer Elektronik Fiskal (SEF) të certifikuar nga ATK, që punon në kompjuter me një printer termik. FiskPro është SEF i certifikuar nga ATK (Nr. i SEF 727172570835) për Windows dhe Mac.

Ekipi i FiskPro · Përditësuar më 16.10.2026

Dy rrugët

Arka fiskaleSoftuer fiskal (FiskPro)
Ku lëshohet kuponiNë pajisjen fiskaleNë kompjuterin tënd, me printer termik
Pajisja€200–500Kompjuteri që e ke
InstalimiTeknik i autorizuar, €200–300E bën vetë, ose bashkë me ne në telefon
MirëmbajtjaRreth €100 në vitE përfshirë

Çmime tregu të raportuara nga kontabilistë dhe biznese, shtator 2026.

Kush duhet të lëshojë kupon fiskal?

Këtë e përcakton ligji dhe ATK, sipas veprimtarisë së biznesit. Për biznesin tënd, pyete kontabilistin ose zyrën tatimore.

Moslëshimi i kuponit fiskal gjobitet €150–2.000, sipas qarkullimit (Ligji 08/L-257, neni 101 §2 dhe §6). Pas tri gjobave në data të ndryshme brenda një viti kalendarik, pika e shitjes mbyllet për 7 ditë, dhe pas katër gjobave për 15 ditë (neni 101 §7). Mungesa e sistemit fiskal gjobitet €250–3.000 (neni 106).

Çka thotë ligji për arkat fiskale ekzistuese

Ligji po shkon drejt softuerit fiskal, por data e kalimit për arkat fiskale ekzistuese caktohet me vendim të Ministrit të Financave. Deri atëherë, arka jote fiskale mund të vazhdojë të punojë.

Udhëzimi Administrativ (MF) Nr. 01/2026, neni 50.

Më shumë: Ndërrimi nga arka fiskale

Sektorët me rregulla të veçanta

Disa sektorë e lidhin sistemin fiskal drejtpërdrejt me pajisjet e tyre: pikat e shitjes së karburanteve me pompat, taksitë me taksimetrin dhe automatët e vetëshërbimit. Te karburantet, për shembull, rregulli është: pa kupon fiskal, s'ka karburant.

FiskPro nuk i mbulon këta sektorë. Është për dyqane, kafene, restorante dhe shërbime.

Kërkesat specifike teknike dhe funksionale të ATK-së, nenet 27, 29 dhe 30.

Si fillon me softuer fiskal

  1. 01Merr Kodin Unik për Fiskalizim në EDI të ATK-së.
  2. 02Regjistrohu në fiskpro.com dhe paguaj faturën proforma me transfer bankar.
  3. 03Shkarko FiskPro, regjistro arkën dhe lidh printerin termik.

Më shumë: Si merret Kodi Unik për Fiskalizim në EDI, Po hap biznes: si fiskalizohesh

Pyetje?

Na shkruaj në WhatsApp +383 48 600 332 ose te support@fiskpro.com.

Shiko çmimet
Na shkruaj