← Udhëzues

Sa kushton fiskalizimi në Kosovë?

Me arkë fiskale, viti i parë për një arkë kushton zakonisht €600–1.100: pajisja €200–500, instalimi €200–300, mirëmbajtja rreth €100 dhe programi i arkës €100–200. Me FiskPro paguan një herë në vit, €180 për dyqane ose €240 për kafene, pa instalim dhe pa mirëmbajtje.

Ekipi i FiskPro · Përditësuar më 16.10.2026

Viti i parë me arkë fiskale

Pajisja€200–500, një herë
Instalimi€200–300, një herë
Mirëmbajtjarreth €100 në vit
Programi i arkës€100–200 në vit
Gjithsej, viti i parë€600–1.100

Çmime tregu të raportuara nga kontabilistë dhe biznese, shtator 2026.

Çka paguan çdo vit pasi e ke arkën

Pasi e ke blerë arkën fiskale, mbeten mirëmbajtja dhe programi i arkës: rreth €200–300 në vit për një arkë.

Më shumë: Ndërrimi nga arka fiskale

Sa kushton FiskPro

FiskPro Counter (dyqane dhe banak)€180 në vit (€15 në muaj). Arka shtesë €90 (€7,50 në muaj).
FiskPro Cafe (kafene dhe restorante)€240 në vit (€20 në muaj). Arka shtesë €120 (€10 në muaj).
Instalimi dhe mirëmbajtja€0, të përfshira.

100 bizneset e para: 2 muaj falas çdo vit, përgjithmonë. Për një arkë: €150 në vit (€12,50 në muaj) me FiskPro Counter, €200 (€16,67 në muaj) me FiskPro Cafe.

Në çmim janë arka, fiskalizimi dhe librat: një pagesë, jo tri.

Kur krahason softuerë fiskalë, pyet tri gjëra

  • A punon pa internet? Kuponi duhet të lëshohet edhe kur bie lidhja.
  • A janë librat brenda çmimit, apo paguhen veç?
  • A ka tarifë instalimi ose mirëmbajtjeje?

Çka tjetër të duhet

  • Kompjuteri që e ke, me Windows ose Mac.
  • Një printer termik standard 58 ose 80 mm, me USB ose rrjet.

Printerët bazë 80 mm kushtojnë rreth €30–80; markat e njohura kushtojnë dukshëm më shumë.

Më shumë: Printeri termik për kuponin fiskal

Disa arka

Çdo arkë shtesë kushton gjysmën: €90 në vit me FiskPro Counter dhe €120 me FiskPro Cafe, të gjitha nga një llogari.

ArkaMe arka fiskale, viti i parëFiskPro Counter, në vitFiskPro Cafe, në vit
2€1.200–2.200€270€360
3€1.800–3.300€360€480
5€3.000–5.500€540€720

Çmime tregu të raportuara nga kontabilistë dhe biznese, shtator 2026.

Pyetje të shpeshta

A ka kosto të tjera?
Jo. Përveç printerit, që e blen një herë, nuk ka tarifë instalimi, mirëmbajtjeje apo cloud-i.
Si paguhet?
Me transfer bankar, një herë në vit. Pas regjistrimit të vjen fatura proforma me email, dhe sapo ta marrim pagesën e aktivizojmë llogarinë brenda 1 dite pune.
Po nëse nuk më pëlqen?
Ke garanci kthimi 14 ditë: ta kthejmë të gjithë tarifën.

Pyetje?

Na shkruaj në WhatsApp +383 48 600 332 ose te support@fiskpro.com.

Shiko çmimet
Na shkruaj