← Udhëzues

Printeri termik për kuponin fiskal

FiskPro punon me çdo printer termik standard 58 ose 80 mm, të lidhur me USB ose me rrjet, që kushton rreth €30–80. Nuk të duhet printer fiskal: kuponi fiskalizohet në kompjuter dhe printeri vetëm e shtyp.

Ekipi i FiskPro · Përditësuar më 16.10.2026

A më duhet patjetër printer?

Po, nëse klientët të paguajnë me para të gatshme. Ligji kërkon që kuponi fiskal të printohet në letër për shitjet te konsumatori i fundit. Për pagesat pa para të gatshme, kuponi mund të dërgohet edhe elektronikisht, nëse klienti pajtohet.

Udhëzimi Administrativ (MF) Nr. 01/2026, neni 39.

Më shumë: A duhet kuponi fiskal në letër?

58 apo 80 mm

Të dyja punojnë: ATK pranon letër termike nga 58 deri në 100 mm. Me 80 mm kuponi lexohet më lehtë dhe është gjerësia më e zakonshme në banak; 58 mm zë më pak vend. Gjerësinë e zgjedh në FiskPro, te “Rrotulla e letrës”.

Kërkesat specifike teknike dhe funksionale të ATK-së, neni 26 (formatet e printimit).

Rrjet apo USB

Rrjet (këshillohet)
Kablli i printerit futet në router. FiskPro e gjen vetë me “Gjeje” dhe printon një kupon prove.
USB
Printeri lidhet me kompjuterin. Në Windows duhet të shfaqet te Settings, Printers & scanners; pastaj në FiskPro, te Konfigurimi i printerit, zgjidh USB dhe “Gjej printerët USB”.

Si lidhet printeri i rrjetit

  1. 01Fute kabllin e printerit në router dhe ndize printerin.
  2. 02Në FiskPro shtyp “Gjeje”: arka kërkon printerët në rrjet.
  3. 03Zgjidh printerin: del një kupon prove. Nëse doli te printeri i duhur, shtyp “Po, përdore këtë”.
  4. 04Nëse nuk gjendet, mbaje shtypur butonin FEED ndërsa e ndez printerin: ai printon adresën e vet IP, që e shkruan te Konfigurimi i printerit.

Në Mac, kur arka kërkon printerin për herë të parë, macOS pyet nëse FiskPro mund të gjejë pajisje në rrjetin lokal: zgjidh “Allow”.

Sirtari i parave

Kablli i sirtarit futet te printeri, në portën DK, jo te kompjuteri. Sirtari hapet vetë te pagesat me para të gatshme dhe te kthimet me para, kurrë te pagesat me kartë ose te një KOPJE.

Ku e blen

Në çdo dyqan kompjuterësh. Për FiskPro mjafton një printer termik standard me USB ose rrjet; nuk të duhet printer fiskal.

Printerët bazë 80 mm kushtojnë rreth €30–80; markat e njohura kushtojnë dukshëm më shumë.

Nuk je i sigurt për printerin që ke? Na dërgo një foto të tij në WhatsApp dhe të themi a punon.

Pyetje të shpeshta

Shitja u bë, por kuponi s'u printua
Mos e bëj shitjen sërish: do të lëshohej kupon i dytë. Kontrollo që printeri është i ndezur, me letër dhe i lidhur, pastaj prek njoftimin për ta riprintuar, ose hap Kuponat, zgjidh kuponin dhe shtyp Rishtyp.
Shkronjat ë, ç ose € dalin gabim
Te Konfigurimi i printerit, Të avancuara, zgjidh “Grafike” te Mënyra e printimit. Kështu shkronjat dalin saktë në çdo printer.

Pyetje?

Na shkruaj në WhatsApp +383 48 600 332 ose te support@fiskpro.com.

Shiko çmimet
Na shkruaj