Arka për kafene dhe restorante
FiskPro Cafe është arka për kafene dhe restorante: tavolinat sipas zonave, porosia në kuzhinë me një prekje dhe ndarja e llogarisë, ku secili mysafir merr kuponin e vet fiskal. Kushton €240 në vit për arkën e parë dhe €120 për çdo arkë shtesë, pa instalim.
Tavolinat dhe zonat
Te Profili i biznesit ndez “Përdor tavolinat” dhe krijo zonat që ke, p.sh. Brenda dhe Terasa, me numrin e tavolinave. Çdo tavolinë mban llogarinë e vet të hapur, deri sa mysafiri paguan.
Porosia në kuzhinë
Me “Dërgo”, porosia printohet në printerin e kuzhinës. Printohen vetëm artikujt e rinj, jo ata që kuzhina i ka marrë tashmë. Cilat grupe shkojnë në kuzhinë e zgjedh ti.
Zhvendos, bashko, ndaj llogarinë
- Zhvendos llogarinë në një tavolinë tjetër.
- Bashko dy tavolina në një llogari.
- Ndaj llogarinë sipas mysafirëve: secili paguan të vetën dhe merr kuponin e vet fiskal.
Shtesat, Të preferuarat dhe ofertat
Shtesat, si qumësht shtesë ose sheqer, shtohen te artikulli me një prekje, me çmimin e tyre. Artikujt që shiten më shumë i shënon me yll te Të preferuarat. Ofertat, si Happy hour, i krijon me zbritjen, ditët dhe orarin, p.sh. nga 16:00 deri 18:00.
Kamarierët me PIN
Çdo kamarier ose arkëtar ka përdoruesin e vet dhe ndërron me një PIN me 4 shifra. Emri i tij del në çdo kupon që lëshon.
Pa internet
Tavolinat, porositë në kuzhinë dhe kuponët punojnë edhe kur bie interneti. Kuponët dërgohen vetë te ATK kur kthehet lidhja.
Më shumë: Arka pa internet: si funksionon fiskalizimi offline
Sa kushton
100 bizneset e para: 2 muaj falas çdo vit, përgjithmonë. Për një arkë: €150 në vit (€12,50 në muaj) me FiskPro Counter, €200 (€16,67 në muaj) me FiskPro Cafe.
Nëse lokali yt shërben vetëm në banak, pa tavolina, mjafton FiskPro Counter me €180 në vit.
Çka nuk ka ende
- Kuzhina e merr porosinë në letër, jo në ekran.
- Tani për Windows dhe Mac. iPhone dhe Android më vonë.