Arka pa internet: si funksionon fiskalizimi offline
Me FiskPro vazhdon të shesësh edhe kur bie interneti: kuponi printohet, ruhet në radhë dhe dërgohet vetë te ATK sapo kthehet lidhja. Kuponët e lëshuar pa lidhje e mbajnë shënimin OFFLINE, dhe arka ta tregon qartë që po punon pa internet.
Çka ndodh hap pas hapi
- 01Bie interneti. Arka e tregon gjendjen “Offline” në ekran.
- 02Shet si zakonisht. Kuponi printohet me kodin QR dhe me shënimin OFFLINE.
- 03Kuponi ruhet në radhë, i nënshkruar dhe me numrin e vet të radhës.
- 04Kur kthehet interneti, arka i dërgon kuponët vetë te ATK, me radhë dhe pa i dërguar dy herë.
Çka bën ti
Asgjë të veçantë. Mbaje arkën të hapur dhe lidhe me internet të paktën një herë në ditë, që radha të dërgohet. Nëse interneti mungon gjithë ditën, mjafton ta lidhësh kompjuterin me internetin e telefonit për pak minuta.
Po nëse interneti punon, por ATK nuk përgjigjet?
Njësoj. Arka e tregon “ATK offline”, vazhdon të shesë dhe i dërgon kuponët sapo serveri i ATK-së të përgjigjet.
Çka kërkon internet
- Regjistrimi i një arke të re te ATK.
- Kyçja me llogarinë FiskPro (email ose Google).
- Dërgimi i e-kuponit me email: pret në radhë dhe dërgohet vetë.
- Paneli online në fiskpro.com.
Po nëse ndërprerja zgjat shumë?
Ligji kërkon që kuponët e lëshuar pa lidhje të dërgohen te ATK brenda 48 orëve nga ndërprerja. Nëse lidhja s'mund të rikthehet në këtë afat, p.sh. për shkak të ofruesit të internetit ose forcës madhore, tatimpaguesi e njofton ATK-në me dëshmi, vazhdon të lëshojë kuponë dhe i fiskalizon sapo të kthehet lidhja.
Udhëzimi Administrativ (MF) Nr. 01/2026, neni 44.
Nëse prishet krejt pajisja që lëshon kuponët, ligji parasheh bllokun e veçantë të kuponëve fiskalë dhe 48 orë për ta vënë në punë ose për një pajisje të re (neni 45). Me FiskPro e instalon programin në një kompjuter tjetër dhe e regjistron arkën sërish, pa teknik. Na shkruaj dhe të ndihmojmë hap pas hapi.