A duhet kuponi fiskal në letër?
Po, për shitjet me para të gatshme te klientët individualë kuponi fiskal duhet të printohet në letër. Për pagesat me kartë ose pa para të gatshme, kuponi mund të dërgohet edhe elektronikisht (e-kupon), nëse klienti pajtohet.
Çka thotë ligji
- Pagesë me para të gatshme
- Kuponi printohet në letër.
- Pagesë me kartë ose pa para të gatshme
- Kuponi printohet, ose dërgohet elektronikisht nëse klienti pajtohet.
- Shitje online ose përmes aplikacionit
- Kuponi mund të dërgohet elektronikisht, pa u printuar.
Në letër apo me email, kuponi ka kodin QR dhe të gjitha të dhënat e detyrueshme.
Udhëzimi Administrativ (MF) Nr. 01/2026, neni 39.
Çka do të thotë për ty
Nëse klientët të paguajnë me para, të duhet një printer termik. Te pagesat me para, kuponi në letër mbetet i detyrueshëm edhe kur e dërgon edhe me email.
Kuponi duhet t'i jepet klientit për çdo shitje: moslëshimi i kuponit fiskal gjobitet €150–2.000, sipas qarkullimit (Ligji 08/L-257, neni 101 §2 dhe §6).
Më shumë: Printeri termik për kuponin fiskal
E-kuponi në FiskPro
Pas shitjes, mund ta dërgosh kuponin me email te klienti, me kodin QR brenda. Për pagesat pa para të gatshme, FiskPro së pari pyet: “A pajtohet klienti për dërgimin elektronik të kuponit?”. Nëse s'ka internet, e-kuponi pret në radhë dhe dërgohet vetë.
Më shumë: Si verifikohet kuponi fiskal me kodin QR