Si verifikohet kuponi fiskal me kodin QR
Çdo kupon fiskal nga FiskPro ka një kod QR. Klienti e skanon me aplikacionin qytetar të ATK-së në telefon dhe e verifikon kuponin te ATK.
Si skanohet
- 01Hap aplikacionin qytetar të ATK-së në telefon.
- 02Skano kodin QR në fund të kuponit.
- 03Kontrollo që të dhënat që shfaq ATK përputhen me kuponin në letër.
Në kupon shkruan: “Skanoni me aplikacionin qytetar të ATK për të verifikuar këtë kupon fiskal.”
Çka përmban kuponi fiskal
- Emri i biznesit, adresa e njësisë dhe NUI-ja; numri i TVSH-së, nëse biznesi është në TVSH.
- Emri i punëtorit që e lëshoi kuponin.
- Artikujt: emri, sasia, çmimi dhe shkronja e normës së TVSH-së për secilin.
- Totali për pagesë dhe mënyra e pagesës.
- TVSH-ja sipas normave dhe totali pa TVSH, te bizneset në TVSH.
- Data dhe ora, numri i kuponit dhe numri ditor i kuponit.
- Numri identifikues i SEF-it dhe NUIKF, kodi unik i kuponit.
- Kodi QR dhe logoja fiskale.
Udhëzimi Administrativ (MF) Nr. 01/2026, neni 7, dhe kërkesat teknike të ATK-së, neni 28.
Më shumë: Biznes pa TVSH: si duket kuponi fiskal
Llojet e kuponit
- KUPON FISKAL
- Shitja e zakonshme.
- KUPON FISKAL KTHIMI
- Kthimi i mallit, me referencë te kuponi origjinal.
- KUPON FISKAL I ANULUAR
- Anulimi, me arsyen dhe me referencë te kuponi origjinal.
- OFFLINE
- Kuponi i lëshuar pa lidhje. Dërgohet vetë te ATK kur kthehet interneti.
- KOPJE
- Kopja e një kuponi të printuar më parë. Nuk është kupon i ri dhe nuk e hap sirtarin e parave.
E-kuponi me email
Pas shitjes, mund ta dërgosh kuponin edhe me email, me kodin QR brenda. Për pagesat pa para të gatshme, arka së pari pyet: “A pajtohet klienti për dërgimin elektronik të kuponit?”. Pa internet, e-kuponi pret në radhë dhe dërgohet vetë.
Më shumë: A duhet kuponi fiskal në letër?