← Udhëzues

Biznes pa TVSH: si duket kuponi fiskal

Nëse biznesi yt nuk është i regjistruar në TVSH, në FiskPro çdo artikull shitet me normën C (0%) dhe kuponi nuk shtyp numër TVSH-je, rreshta TVSH-je apo “TOTALI PA TVSH”. Mjafton të çaktivizosh “I regjistruar në TVSH” te Profili i biznesit.

Ekipi i FiskPro · Përditësuar më 16.10.2026

Çka ndryshon në kupon

Biznes në TVSHBiznes pa TVSH
Norma e artikujveE (18%), D (8%), A (e përjashtuar) ose C (0%)Gjithmonë C (0%)
Numri i TVSH-sëPrintohetNuk printohet
Rreshtat e TVSH-së dhe totali pa TVSHPrintohenNuk printohen

Si e vendos në FiskPro

  1. 01Hap Menaxho, Profili i biznesit.
  2. 02Çaktivizo “I regjistruar në TVSH” dhe shtyp “Ruaj”.
  3. 03Kontrollo që e njëjta zgjedhje është edhe te të dhënat e biznesit në fiskpro.com, që librat të dalin saktë.

Kjo duhet të përputhet me regjistrimin tënd te ATK. Nëse s'je i sigurt, pyete kontabilistin.

Po nëse një produkt ka normë tjetër?

Arka nuk lejon që një biznes pa TVSH të shesë artikull me normë 8% ose 18%. Para se të lëshohet kuponi, të tregon cili produkt duhet kaluar në normën C.

Kur regjistrohesh në TVSH

Ndize “I regjistruar në TVSH”, shto numrin e TVSH-së te Profili i biznesit dhe vendos normat e sakta te produktet. Njofto edhe kontabilistin: librat në FiskPro e ndajnë periudhën para dhe pas datës së regjistrimit në TVSH.

Normën e TVSH-së të çdo produkti e vendos kontabilisti yt, jo arka.

Pyetje?

Na shkruaj në WhatsApp +383 48 600 332 ose te support@fiskpro.com.

Shiko çmimet
Na shkruaj