← Udhëzues

Arka për parukeri, sallone dhe shërbime

Me FiskPro shërbimet shiten si artikuj me çmimin e tyre, p.sh. qethje, larje ose ngjyrosje, pa stok. Për parukeri, sallone bukurie dhe servise mjafton FiskPro Counter, me €180 në vit për arkën e parë.

Ekipi i FiskPro · Përditësuar më 16.10.2026

Shërbimet si artikuj

Shto çdo shërbim me emrin dhe çmimin me TVSH, dhe lëre “Gjurmo stokun” të fikur. Si kategori zgjidh nga lista e ATK-së, p.sh. “Shërbime të tjera”. Normën e TVSH-së e vendos kontabilisti yt.

Kur çmimi ndryshon

Kur çmimi varet nga klienti, p.sh. ngjyrosja sipas gjatësisë së flokëve, përdor butonin “Tjetër”: shkruan shumën, emrin nëse do, dhe normën e TVSH-së. Del në kupon si çdo artikull tjetër.

Produktet që shet

Shampot, kremrat dhe produktet e tjera i shton me “Gjurmo stokun” të ndezur, që stoku të zbresë vetë me çdo shitje.

Punëtorët

Çdo punëtor ka përdoruesin e vet dhe ndërron me PIN. Emri i tij del në kupon, dhe në raportet e ditës sheh kush çka ka shitur.

Kur shtohet një veprimtari

Shërbimet ose produktet e reja i shton vetë në arkë, pa pagesë shtesë. Nëse hap edhe kafene me tavolina, e kalojmë planin në FiskPro Cafe. Për një arkë të dytë ose një lokal tjetër, arka shtesë kushton gjysmën e çmimit. Regjistrimin e veprimtarisë së re e bën kontabilisti si zakonisht.

Sa kushton

FiskPro Counter, arka e parë€180 në vit (€15 në muaj)
Çdo arkë shtesë€90 (€7,50 në muaj)

100 bizneset e para: 2 muaj falas çdo vit, përgjithmonë. Për një arkë: €150 në vit (€12,50 në muaj) me FiskPro Counter, €200 (€16,67 në muaj) me FiskPro Cafe.

Pyetje?

Na shkruaj në WhatsApp +383 48 600 332 ose te support@fiskpro.com.

Shiko çmimet
Na shkruaj