← Udhëzues

Arka për dyqane, markete dhe furra

FiskPro Counter është arka për dyqane, markete, furra dhe barnatore: shet me prekje ose me skaner barkodi, stoku zbritet vetë dhe kuponi fiskal shkon te ATK në çast. Kushton €180 në vit për arkën e parë dhe €90 për çdo arkë shtesë.

Ekipi i FiskPro · Përditësuar më 16.10.2026

Skaneri i barkodit

Lidh një skaner USB që punon si tastierë (shumica janë kështu nga fabrika) dhe skano: artikulli shtohet në kupon. Kur skanon një kod që arka s'e njeh, të ofron ta ruash produktin me atë barkod.

Produktet, stoku dhe marzha

Produktet i shton një nga një, ose të gjitha njëherësh nga Excel, me një skedar CSV. Te produktet ku ndez “Gjurmo stokun”, stoku zbritet vetë me çdo shitje. Nëse e shkruan koston e blerjes, arka ta tregon vlerën e stokut dhe marzhën.

Rendit produktet në grupe, p.sh. Pije, Bukë, Higjienë, dhe shëno me yll ato që shiten më shumë, që t'i gjesh menjëherë.

Para, kartë ose të dyja

Klienti paguan me para, me kartë, ose me “Ndaj pagesën”, p.sh. një pjesë me para dhe pjesën tjetër me kartë.

Kthimet dhe anulimet

Kthimi dhe anulimi bëhen brenda arkës, dhe secili lëshon kuponin e vet, me referencë te kuponi origjinal. Kush ka të drejtë t'i bëjë e vendos ti, me rolet e përdoruesve. Kur lejohet një kthim apo anulim, pyete kontabilistin.

Faturë për bizneset

Kur blerësi është biznes, nga arka lëshon edhe “Faturë për biznes”, me emrin, adresën dhe NUI-në e blerësit.

Disa arka

Çdo arkë shtesë kushton gjysmën, €90 në vit me FiskPro Counter. Të gjitha arkat janë në një llogari, dhe produktet i kalon nga njëra arkë te tjetra me një skedar CSV.

100 bizneset e para: 2 muaj falas çdo vit, përgjithmonë. Për një arkë: €150 në vit (€12,50 në muaj) me FiskPro Counter, €200 (€16,67 në muaj) me FiskPro Cafe.

Pyetje?

Na shkruaj në WhatsApp +383 48 600 332 ose te support@fiskpro.com.

Shiko çmimet
Na shkruaj