← Udhëzues

Si i ndjek borxhet e klientëve dhe furnitorëve

Në FiskPro i shënon pagesat te faturat dhe FiskPro e tregon vetë kush të ka borxh, sa dhe me sa ditë vonesë. Po ashtu te blerjet: çdo faturë blerjeje ka afatin e vet, dhe sheh kujt i ke borxh dhe çka e ka kaluar afatin.

Ekipi i FiskPro · Përditësuar më 24.10.2026

Kush më ka borxh

  • Te çdo faturë e lëshuar shton pagesat kur arrijnë, të plota ose pjesërisht.
  • Statusi del vetë: Pa paguar, Pjesërisht, Paguar, Me vonesë, Kredituar plotësisht kur nota kreditore e mbyll faturën, ose Paguar tepër kur klienti paguan më shumë.
  • Lista «Kush më ka borxh» e ndan borxhin sipas vonesës: pa skaduar, 1–30, 31–60, 61–90 dhe mbi 90 ditë.
  • Kartela e klientit: çdo faturë, notë kreditore dhe pagesë, me saldon.
  • Nota kreditore e ul borxhin e faturës nga data e saj, pa e ndryshuar faturën.

Kujtesa me email

Me «Dërgo kujtesë» i dërgon klientit faturat që ende janë të hapura, sa mbetet për t'u paguar dhe IBAN-in tënd. E dërgon ti, kur të duash: FiskPro nuk dërgon asgjë vetë. Një kujtesë në ditë për të njëjtën adresë.

Pagesat me para në dorë ose me kartë

Faturat në web paguhen me bankë. Kur klienti paguan te banaku me para ose me kartë, pagesa kalon nga arka: lëshon kuponin fiskal për atë shumë dhe te pagesa shkruan NUIKF-në e kuponit (në kupon, poshtë kodit QR). Pa të, FiskPro nuk e ruan pagesën me para ose me kartë.

Shuma e kuponit hyn edhe në shitjet ditore të arkës: kontabilisti yt vendos si regjistrohet, që shitja të mos llogaritet dy herë.

Kujt i ke borxh (furnitorët)

  • Zgjidh një herë datën nga e cila ndiqen borxhet: faturat më të vjetra merren si të paguara jashtë FiskPro.
  • Çdo faturë blerjeje merr afatin e pagesës: një furnitor i njohur, afatin e faturës së tij të fundit; një furnitor i ri, afatin e zakonshëm (30 ditë, ose sa e cakton ti).
  • Pagesat: me kesh, me bankë, ose me notë kreditore a kompensim. Pagesat me kesh hyjnë vetë në ditarin e arkës.
  • Lista sipas vonesës dhe kartela e çdo furnitori, me saldon.
  • Paneli të tregon kur një borxh e ka kaluar afatin.

Kush i mban

Kush më ka borxh
Pagesat i shënon ti dhe kujtesat i dërgon ti. Kontabilisti yt i sheh faturat dhe pagesat.
Borxhet ndaj furnitorëve
I mban ai që mban librin e blerjes: kontabilisti yt kur e ke, përndryshe ti.

Lista dhe çdo kartelë shkarkohen në Excel ose printohen.

Pyetje të shpeshta

Po nëse klienti paguan më shumë?
Teprica mbetet kredi e klientit dhe del te kartela e tij.
A dërgohen kujtesat vetë?
Jo. Kujtesën e dërgon ti, me një klik, kur të duash.
Po faturat e blerjes që i kam paguar para FiskPro?
Zgjidh datën nga e cila ndiqen borxhet: faturat para saj nuk dalin si borxh.

Pyetje?

Na shkruaj në WhatsApp +383 48 600 332 ose te support@fiskpro.com.

Shiko çmimet
Na shkruaj