← Udhëzues

Libri i shitjes, libri i blerjes dhe ditari i arkës

FiskPro i përgatit librat nga shitjet: libri i shitjes plotësohet vetë nga kuponët, blerjet i shënon ti ose kontabilisti yt te libri i blerjes, dhe ditari i arkës përgatitet për kontabilistin. Kontabilisti yt i merr librat automatikisht, kështu që s'ke çka t'i dërgosh.

Ekipi i FiskPro · Përditësuar më 16.10.2026

Libri i shitjes

Plotësohet vetë nga kuponët fiskalë që lëshon arka, me TVSH-në sipas normave. S'ke çka të shkruash me dorë.

Libri i blerjes

Faturat e blerjes nga furnitorët i shënon ti, ose kontabilisti yt nëse ia lë atij, në panelin e llogarisë në fiskpro.com. Libri shkarkohet në Excel.

Ditari i arkës

Pazari ditor me para të gatshme dhe blerjet me para, ditë për ditë. Pagesat me kartë nuk hyjnë këtu, sepse s'kalojnë nga sirtari i parave: ato janë te libri i shitjes dhe te TVSH-ja. Ditarin e mban kontabilisti yt.

Përmbledhja e TVSH-së

Për bizneset në TVSH, FiskPro e përgatit çdo muaj përmbledhjen e TVSH-së nga shitjet dhe blerjet.

Më shumë: Biznes pa TVSH: si duket kuponi fiskal

Kush bën çka

FiskPro
Lëshon kuponët, i dërgon te ATK dhe i përgatit librat nga shitjet.
Kontabilisti yt
I kontrollon librat, mban ditarin e arkës, shënon blerjet nëse ia lë ti, dhe bën deklaratat.
Ti
Shet, dhe i ruan faturat e blerjes.

Kontabilisti yt i merr librat automatikisht. S'ke çka t'i dërgosh.

Detyrimet e tua tatimore mbeten të tuat. FiskPro bën punën teknike të kuponit.

Çka nuk është FiskPro

  • Nuk është program kontabiliteti: nuk mban kontabilitetin e plotë dhe nuk i dorëzon deklaratat në EDI.
  • Nuk llogarit paga.
  • Librat shkarkohen në Excel, që kontabilisti t'i përdorë në programin e vet.

Pyetje?

Na shkruaj në WhatsApp +383 48 600 332 ose te support@fiskpro.com.

Shiko çmimet
Na shkruaj