← Udhëzues

Si i llogarit pagat dhe e bën listën për EDI

Në FiskPro shkruan pagën bruto të çdo punëtori dhe FiskPro llogarit pensionin, tatimin në pagë dhe pagën neto sipas rregullave të ATK-së. Pasi e finalizon muajin, shkarkon listën për EDI dhe fletëpagesat.

Ekipi i FiskPro · Përditësuar më 24.10.2026

Si llogaritet paga

Pensioni
Punëtori dhe punëdhënësi paguajnë secili 5% të pagës bruto, ose më shumë, deri në 15%, kur dakordohen.
Paga që tatohet
Paga bruto minus pensioni i punëtorit.
Tatimi, punëdhënësi primar
0% deri në €250, 8% nga €250 deri në €450, dhe 10% mbi €450 të pagës që tatohet.
Tatimi, punëdhënësi sekondar
10% e gjithë pagës që tatohet (puna e dytë).
Paga neto
Paga që tatohet minus tatimi.

Shembull, punë primare me 5% + 5%: bruto €700, pensioni €35,00 për secilin, paga që tatohet €665,00, tatimi €37,50 (€16,00 + €21,50), neto €627,50.

Për punëtorët që nuk e kanë detyrim kontributin pensional, si jorezidentët dhe të pensionuarit, pensioni nuk llogaritet.

Kalkulatori zyrtar i ATK-së «BN24», paga nga bruto në neto sipas Ligjit Nr. 08/L-142.

Manuali i EDI-së i ATK-së, lista e të punësuarve (pensionistët dhe jorezidentët).

Hapat në FiskPro

  1. 01Hap Pagat në fiskpro.com dhe shto punëtorët: emri, mbiemri, numri personal, data e fillimit, puna primare ose sekondare dhe paga bruto e dakorduar.
  2. 02Nëse je dakorduar për pagë neto, shkruaje te karta e punëtorit dhe FiskPro e gjen pagën bruto.
  3. 03Hap muajin: punëtorët aktivë dalin vetë. Ndrysho pagën bruto aty ku ka bonus ose muaj të pjesshëm.
  4. 04Nëse ka paradhënie ose këst kredie, shtoje te «Zbritje të tjera»: ul vetëm shumën që i paguhet punëtorit, jo tatimin dhe as listën për EDI.
  5. 05Shtyp «Finalizo muajin», pastaj shkarko «Lista për EDI (.xls)» dhe fletëpagesat.
  6. 06Në EDI: Deklaratat, [WM] e muajit, Deklaro, pastaj «Ngarko» skedarin. EDI e kontrollon listën dhe e llogarit tatimin vetë.

Çka të jep FiskPro

Lista për EDI
Skedari Excel (.xls) në shabllonin e ATK-së për [WM], një rresht për çdo punëtor.
Totalet për [WM]
Paga bruto, tatimi për t'u mbajtur, pensioni i punëtorëve dhe i punëdhënësit, dhe neto për t'u paguar.
Fletëpagesat
Një PDF për çdo punëtor, shqip dhe anglisht.
Kujtesa
Paneli të tregon muajin që ende s'është finalizuar.
Korrigjimi
Muaji i finalizuar ndryshohet vetëm me «Korrigjo», me arsyen. FiskPro të thotë nëse në EDI duhet korrigjim.

Kur dhe kush e dorëzon

Tatimi në paga dhe kontributet pensionale deklarohen çdo muaj, më së voni më 15 të muajit pasues: pagat e shtatorit, më 15 tetor. Datën e saktë e tregon EDI te lista e deklaratave.

Manuali i EDI-së i ATK-së: «Tatimi në paga dhe pensionet deklarohen çdo muaj, përkatësisht më së voni deri me datën 15 të muajit vijues për muajin paraprak.»

Pagat i mban ti, ose kontabilisti yt kur e ke në FiskPro. Deklaratën [WM] në EDI e dorëzon ti ose kontabilisti: FiskPro nuk dorëzon asgjë në EDI.

Pyetje të shpeshta

Po një bonus ose paga e 13-të?
E shton te paga bruto e muajit kur paguhet. Nëse s'je i sigurt si deklarohet, pyete kontabilistin.
Po një muaj pa paga?
FiskPro nuk bën skedar. Në EDI, te [WM] e atij muaji, shëno «Deklaro pagat me Zero».
Po nëse punëtori fillon ose largohet në mes të muajit?
Ndrysho pagën bruto të atij muaji. FiskPro nuk e ndan vetë sipas ditëve.

Pyetje?

Na shkruaj në WhatsApp +383 48 600 332 ose te support@fiskpro.com.

Shiko çmimet
Na shkruaj