← Udhëzues

Fjalorth i fiskalizimit

Fjalët që i sheh te ATK, në kuponin fiskal dhe në FiskPro, të shpjeguara shkurt. Për temat më të gjera ka udhëzues të veçantë, të lidhur në fund të çdo pjese.

Ekipi i FiskPro · Përditësuar më 16.10.2026

Institucionet dhe sistemet

ATK
Administrata Tatimore e Kosovës.
ARBK
Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve, ku regjistrohet biznesi.
EDI
Sistemi elektronik i ATK-së për deklarime dhe kërkesa. Aty kërkohet Kodi Unik për Fiskalizim.
SIATK
Sistemi Informativ i ATK-së, ku arrijnë kuponët fiskalë.

Arka dhe softueri

Arkë fiskale (PEF)
Pajisja elektronike fiskale: aparati që e lëshon kuponin dhe e dërgon te ATK.
SEF
Softuer Elektronik Fiskal: programi i certifikuar nga ATK që e lëshon, e nënshkruan dhe e dërgon kuponin, në vend të arkës fiskale. FiskPro është SEF (Nr. i SEF 727172570835).
Nr. i SEF
Numri me të cilin një SEF i certifikuar shfaqet në regjistrin publik të ATK-së.
Kodi Unik për Fiskalizim
Kodi nga EDI (Fiskalizimi, Kërkesë për Fiskalizim) me të cilin regjistrohet arka te ATK.
ID e arkës
Numri i arkës, p.sh. 1. Çdo arkë ka të vetin.
Numri i njësisë
Numri që ARBK ia jep njësisë së biznesit ku lëshohet kuponi. Shtypet në kupon.
Certifikata digjitale
Dëshmia që ATK ia lëshon arkës, me të cilën njihet nënshkrimi i çdo kuponi. Në FiskPro arka e merr vetë kur regjistrohet.

Më shumë: Si merret Kodi Unik për Fiskalizim në EDI, A më duhet arkë fiskale?

Kuponi

NUI
Numri Unik Identifikues i biznesit, 9 shifra.
Kupon fiskal
Dokumenti që klienti merr për shitjen, i regjistruar te ATK.
Faturë
Dokumenti i shitjes për një biznes tjetër, me emrin, adresën dhe NUI-në e blerësit.
NUIKF
Kodi unik i kuponit fiskal, deri në 16 shenja, që shtypet në çdo kupon.
Kodi QR
Kodi në kupon që klienti e skanon me aplikacionin qytetar të ATK-së për ta verifikuar.
OFFLINE
Shënimi në kuponin e lëshuar pa lidhje me ATK. Dërgohet vetë kur kthehet interneti.
KOPJE
Kopja e një kuponi të printuar më parë. Nuk është kupon i ri.
Kthim, anulim
Kuponët që e korrigjojnë një shitje, me referencë te kuponi origjinal.
E-kupon
Kuponi fiskal i dërguar elektronikisht, p.sh. me email.

Më shumë: Si verifikohet kuponi fiskal me kodin QR, A duhet kuponi fiskal në letër?

TVSH-ja

TVSH
Tatimi mbi vlerën e shtuar.
Norma E
18%.
Norma D
8%.
Norma A
E përjashtuar nga TVSH-ja (0%).
Norma C
0%. Bizneset pa TVSH shesin çdo gjë me normën C.

Më shumë: Biznes pa TVSH: si duket kuponi fiskal

Librat

Libri i shitjes
Lista e shitjeve, me TVSH-në sipas normave.
Libri i blerjes
Lista e faturave të blerjes nga furnitorët.
Ditari i arkës
Paratë e gatshme që hyjnë dhe dalin, ditë për ditë.

Më shumë: Libri i shitjes, libri i blerjes dhe ditari i arkës

Pyetje?

Na shkruaj në WhatsApp +383 48 600 332 ose te support@fiskpro.com.

Shiko çmimet
Na shkruaj